Pas shumë zvarritjeve u vendos sinjalistika në rrugën Tetovë – Jazhincë 

Pas shumë premtimeve dhe afateve të shkelura, së fundmi në rrugën Tetovë – Jazhincë është vendosur sinjalistika adekuate, megjithatë në disa pika mungojnë ende shenjat, shkruan Portalb.mk.  Edhe pse është një nga rrugët më të frekuentuara, rruga rajonale prej 27 kilometrave nga Tetova n Jazhincë që lidhet edhe me Kosovën, me vite ka qenë pa […]

Mars 13, 2025 - 15:00
 0  4
Pas shumë zvarritjeve u vendos sinjalistika në rrugën Tetovë – Jazhincë 
Sinjalistika në rrugën Tetovë - Jazhincë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas shumë premtimeve dhe afateve të shkelura, së fundmi në rrugën Tetovë – Jazhincë është vendosur sinjalistika adekuate, megjithatë në disa pika mungojnë ende shenjat, shkruan Portalb.mk. 

Edhe pse është një nga rrugët më të frekuentuara, rruga rajonale prej 27 kilometrave nga Tetova n Jazhincë që lidhet edhe me Kosovën, me vite ka qenë pa sinjalistikë adekuate të komunikacionit. 

Pavarësisht se në të kaluarën nga ish-drejtori paraprak i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore u premtuan disa afate se kjo sinjalistikë do të vendosej, kjo nuk u bë. 

Sinjalistika është instaluar javëve të fundit, ndërkaq disa shtylla ende kanë mbetur pa vendosjen e shenjave. 

Për këto zvarritje të projektit dhe detaje të tjera pyetëm në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, por deri në publikimin e këtij teksti nga ky institucion nuk na u përgjigjën. 

Sinjalistika në rrugën Tetovë - Jazhincë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Sinjalistika në rrugën Tetovë – Jazhincë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kjo rrugë nuk ka qenë e definuar me rregulla dhe norma të standardizuara, për të cilat kanë alarmuar disa herë edhe ekspertët e komunikacionit.

Në këtë rrugë shpesh kanë ndodhur edhe aksidente, të cilat në disa raste kanë rezultuar edhe me humbje jete.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë nuk ka të dhëna të grumbulluara në veçanti për numrin e aksidenteve në këtë rrugë. 

Në të kaluarën për shkak të aksidenteve dhe vdekjeve në këtë rrugë, nga ana e banorëve të vendbanimeve përgjatë kësaj rruge ka pasur edhe protesta në shenjë revolte që autoritetet të marrin masa.