Pas tetë viteve pritje u vu në funksion akceleratori linear në Klinikën e Onkologjisë
Akceleratori linear edhe pse u ble para tetë viteve tani është montuar dhe është në dispozicion të pacientëve në Kilinkën për Radioterapi dhe Onkologji, transmeton Portalb.mk. “Me vendosjen e këtij akceleratori, kjo klinikë do të ketë në dispozicion 4 përshpejtues linearë që do të jenë të destinuar për nevojat e pacientëve onkologjikë. Po ashtu, me […]


Akceleratori linear edhe pse u ble para tetë viteve tani është montuar dhe është në dispozicion të pacientëve në Kilinkën për Radioterapi dhe Onkologji, transmeton Portalb.mk.
“Me vendosjen e këtij akceleratori, kjo klinikë do të ketë në dispozicion 4 përshpejtues linearë që do të jenë të destinuar për nevojat e pacientëve onkologjikë. Po ashtu, me këtë aparat, sipas planit, është planifikuar të futet një metodë e re, radioterapia SRS, e cila do të mbulojë edhe këtë segment të trajtimit me radioterapi”, informuan nga Klinika për Radioterapi dhe Onkologji.
Ata shtojnë se me vënien në funksion të kësaj pajisjeje fuqizohet ndjeshëm kapaciteti i Departamentit të Radioterapisë dhe Onkologjisë dhe reduktohen listat e pritjes për radioterapi.
Kujtojmë se në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, sërish mungonin.