Klajdi Haruni flet për herë të parë për partneren: Propozimin s’ia kam bërë ende
Klajdi Haruni, këngëtari i njohur shqiptar, ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe historia e dashurisë në një intervistë nga Arbana Osmani. Ai ka treguar se nuk mund të rrinte pa folur me partneren e tij, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe e veçantë. Klajdi […]

Klajdi Haruni, këngëtari i njohur shqiptar, ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale dhe historia e dashurisë në një intervistë nga Arbana Osmani. Ai ka treguar se nuk mund të rrinte pa folur me partneren e tij, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe e veçantë.
Klajdi Haruni, Mihallaq Andrea, Anxhela Peristeri e Viola Spiro kanë qenë të ftuarit e episodit final të “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani ku kanë ndarë sekrete e rrëfime të thëna për herë të parë.
Viola është mikeshë e Orgesës, partneres së Klajdit. Moderatorja tregon se të dy janë njohur prej grupit të përbashkët të miqësisë, por “hapin e parë e ka bërë sigurisht Klajdi”.
“Kam pasur një fazë tranzit që mendoja se nuk doja të mblidhesha, të krijoja diçka, atë që sot falënderoj Zotin dhe jam super i lumtur që e kam. E kisha llogaritur që lëre, por ndërkohë nuk rrija dot pa e marrë në telefon, nuk rrija dot pa ia dëgjuar zërin, i këndoja në telefon. Një nga gjërat që ka qenë në dashurinë tonë, në një nga telefonatat po i këndoja këngën ‘Jetë’ ”, thotë Klajdi, i përfshirë nga një buzëqeshje ndërsa në mend i vjen heshtja nga ana tjetër e telefonit dhe fjalët: “Se ç’kam ca flutura këtu”.
Vendimi për t’u bërë prindër ka ardhur po aq papritur, një dëshirë e beftë që Orgesa e pranoi menjëherë. “Kemi bërë një udhëtim për në Shkodër, ishte Anxhela aty. I kam thënë shpirt mund ta marr premtimin tënd, dëshirën tënde për të filluar një fëmijë? Po, tha. Pas asaj, kemi ikur në Maldive”.
Megjithatë, propozimi nuk ka ardhur ende sepse partnerja e njeh aq mirë sa Klajdi ka dështuar.
Fansat e tij janë kurjozë për këtë hap të rëndësishëm në jetën e këngëtarit dhe presin me padurim më shumë detaje.