VLEN: Urime 7 Marsin, fitore e madhe për popullin shqiptar!
Si koalicion VLEN urojmë sot gjithë mësimdhënësit shqiptar kudo që janë anëkënd botës për këtë ditë të madhe e me vlerë. Sot, shkollat shqipe festojnë, nxënësit këndojnë e vallëzojnë për ta shënuar këtë ditë ashtu siç i ka hije. Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet mësimdhënësve, në shkolla dhe universitete. Shtatë […]

Si koalicion VLEN urojmë sot gjithë mësimdhënësit shqiptar kudo që janë anëkënd botës për këtë ditë të madhe e me vlerë. Sot, shkollat shqipe festojnë, nxënësit këndojnë e vallëzojnë për ta shënuar këtë ditë ashtu siç i ka hije.
Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet mësimdhënësve, në shkolla dhe universitete. Shtatë marsi e ka zanafillën e hershme, që kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet që kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të Mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887, në Korçë.
Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të gjithë punonjëseve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive.
VLEN angazhohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim, kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë. Sepse, këta janë aset kombëtar i këtij vendi prandaj edhe si të tillë duhet t’i trajtojmë. Në të njëjtën kohë kushte më të mira e motivim për punë për gjithë mësimdhënësit, paga më të larta e gjithçka që ata kanë nevojë. VLEN është kundër partizimit të institucioneve arsimore. Në arsim nuk duhet të ketë parti e as etni, duhet vetëm cilësi dhe meritokraci.
Nxënësit e studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit, mësuesit janë udhërrëfyesit e përjetshëm në rrugën drejt dijës dhe përparimit!