“Patriarkati nuk është kulturë, është krim”: Në Shkup u protestua për 8 Mars
Patriarkati nuk është kulturë, është krim; Drejtësia > tradita; Zero ministre shqiptare; Pa barazi, nuk ka drejtësi; Tradita nuk është justifik për shtypje; Letë hanë trëndafila; Nuk ta bëj darkën; Duam të drejtat tona; Pa gra, s’ka paqe; Mjaft dhunës. Këto ishin vetëm disa nga mesazhet dhe thirrjet që u bënë sot në marshin protestues […]


Patriarkati nuk është kulturë, është krim; Drejtësia > tradita; Zero ministre shqiptare; Pa barazi, nuk ka drejtësi; Tradita nuk është justifik për shtypje; Letë hanë trëndafila; Nuk ta bëj darkën; Duam të drejtat tona; Pa gra, s’ka paqe; Mjaft dhunës. Këto ishin vetëm disa nga mesazhet dhe thirrjet që u bënë sot në marshin protestues për 8 Marsin në Shkup, shkruan Portalb.mk.
Qytetarët marshuan nga Salla Universale përgjatë Qeverisë deri te “Parku Gruaja Luftëtare” përballë Kuvendit.
Organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e grave deklaruan se këtë 8 Mars kanë shpallur bojkot të grave – për liri dhe autonomi nga sistemi shtypës.
“Këtë 8 Mars bojkotojmë dhe marshojmë! Këtë 8 Mars nuk duam trëndafila. Nuk është koha për gjeste simbolike dhe fraza të konsumuara. Ne jetojmë në një sistem çnjerëzor dhe të paqëndrueshëm të bazuar në sistem shtypës që na robëron jetët tona dhe na kufizon vendimet dhe mundësitë, të tashmen dhe të ardhmen. Dhe në kriza barra bie mbi gruan. Prandaj, ne themi, nuk duam trëndafila, por bëjmë thirrje për një luftë feministe për liri, solidaritet dhe autonomi”, thanë aktivistët.
Ata bënë gjithashtu thirrje edhe për bojkot të supermarketeve të mëdha, zinxhirëve dhe qendrave tregtare.
Marshi u organizua nga Reaktor, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Tiiitt! Inc, Rrjeti Stella, Koalicioni Margjinal, ndërsa u përkrah nga aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm.