RMV, këtë fundjavë do të fillojë faza e fundit në Ligën e Parë
Në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do të luhen dy derbi shqiptar në kuadër të javës së XXIII-të në Ligën e Parë, ndeshje që e hapin fazën e tretë të sezonit 2024/25, transmeton Portalb.mk. Më 9 mars do të luajë Struga kundër Voska Sportit. Në kohë të njëjtë, duke filluar prej orës 14:00 do të […]


Në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do të luhen dy derbi shqiptar në kuadër të javës së XXIII-të në Ligën e Parë, ndeshje që e hapin fazën e tretë të sezonit 2024/25, transmeton Portalb.mk.
Më 9 mars do të luajë Struga kundër Voska Sportit. Në kohë të njëjtë, duke filluar prej orës 14:00 do të fillojë edhe ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Besës së Dobërdollit.
Të shtunën do të luajë edhe Gostivari kundër Akademia Brerës, Shkëndija kundër Pelistërit, si dhe Sileksi kundër Vardarit.
Të hënën do të luhet vetëm ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Tikveshit.
Shkëndija gjendet në krye të tabelës me 46 pikë, Gostivari e treta me 43 pikë, Struga e pesta me 35 pikë, Shkupi e gjashta me 31 pikë, Voska dhe Besa mbajnë pozitat e fundit me 18 pikë, gjegjësisht 15 pikë.
Ndryshe, në Kupën e Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale janë kualifikuar tre ekipe shqiptare, Struga, Arsimi dhe Shkëndija.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë në vitin 2024, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.