Nis sesioni i ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit mban fjalimin përshëndetës: Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh!

Parlamenti i Shqipërisë i është rikthyer sot punës pas pushimeve të sezonit veror gjatë muajit Gusht. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar, duke mbajtur fjalimin përshëndetës të saj. “Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një […]

shtator 2, 2024 - 20:00
 0  9
Nis sesioni i ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit mban fjalimin përshëndetës: Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh!

Parlamenti i Shqipërisë i është rikthyer sot punës pas pushimeve të sezonit veror gjatë muajit Gusht. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar, duke mbajtur fjalimin përshëndetës të saj.

“Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një sesion sa më të suksesshëm. Ftoj të gjithë kolegët deputetë të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar,” u shpreh Spiropali.

Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtua opozitës, duke thënë se “mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë”, ndërsa theksoi se rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.

Spiropali gjithashtu u shpreh se qasja tjetër në ballafaqimin mes opozitës dhe mazhorancës do kishte sjellë një vlerë tjetër, por theksoi se nuk beson që do të ndodhë dhe shtoi se do të bëhen dëshmitarë të mendësisë së vjetër.

“Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë e njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë. Por rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.

Besoj fortë se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur në ndryshimin e asaj të marrëdhënies, marrëveshjes dhe kompromisit, do të kishte sjelle një vlerë krejt tjetër.

Shumë më mirë, vonë  sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim. Optimizmi i sesionit të ri, do të më detyronte të thosha po do të ndodhë, por në të vërtet nuk do të ndryshojë.

Rishtazi do bëhemi dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër”, tha Spiropali.