Veliaj në Aleksandri: Tirana 2025 do të jetë simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt. Ai u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said, me të cilin zhvilloi diskutime mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë. “Tirana është zyrtarisht kryeqyteti Mesdhetar […]

Nëntor 8, 2024 - 22:00
 0  10
Veliaj në Aleksandri: Tirana 2025 do të jetë simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë dy-ditore në Aleksandri, Egjipt.

Ai u prit në një takim nga Guvernatori i Aleksandrisë, Zëvendës-Admirali, Ahmed Khaled Hassan Said, me të cilin zhvilloi diskutime mbi perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes Tiranës dhe Aleksandrisë.

“Tirana është zyrtarisht kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, bashkë me Aleksandrinë e famshme, ku prej 200 vitesh kemi pasur një koloni shqiptarësh, të Andon Zako Çajupit, të Jani Vretos, të Thimi Mitkos. Një pasuri e jashtëzakonshme që na jepet si mundësi sot për të treguar kulturën tonë këndej dhe andej Mesdheut. Ndaj, e vlerësoj shumë gatishmërinë e qeverisë së Egjiptit, të princeshës së Jordanisë, të të gjithë Unionit të Mesdheut, për ta bërë Tiranën simbolin e bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe të Dialogut”, tha Veliaj pas vizitës.