Peci: Bizneset në Parkun e Mitrovicës janë lënë pas dore, do t’i mbështesim me zgjidhje konkrete
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar sot Parkun e Biznesit, ku ka parë nga afër punën dhe angazhimin e bizneseve që veprojnë aty. Ai ka kritikuar Komunën e Mitrovicës për neglizhencën ndaj tyre, duke theksuar se bizneset po funksionojnë prej kohësh pa kontrata dhe po përballen me pasiguri juridike që pengon investimet.


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar sot Parkun e Biznesit, ku ka parë nga afër punën dhe angazhimin e bizneseve që veprojnë aty.
Ai ka kritikuar Komunën e Mitrovicës për neglizhencën ndaj tyre, duke theksuar se bizneset po funksionojnë prej kohësh pa kontrata dhe po përballen me pasiguri juridike që pengon investimet.
“Bizneset aty janë lënë pas dore nga Komuna e Mitrovicës e cila ka abstenuar dhe refuzuar të dëgjojë hallet e tyre. Ne do ta adresojmë dhe do ta zgjidhim këtë problem, sepse bizneset meritojnë përkrahje, jo neglizhencë. Ne do të jemi zëri dhe mbështetja që ata të rriten”, ka deklaruar Peci.
