Për kryeministrin Mickovski, bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në nuk tolerohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të presë përgjigje të qartë nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në pyetjen nëse ai po bashkëpunon me BDI-në. Me shumë gjasa ata do The post Për kryeministrin Mickovski, bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në nuk tolerohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 4, 2025 - 20:00
 0  2
Për kryeministrin Mickovski, bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në nuk tolerohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të presë përgjigje të qartë nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në pyetjen nëse ai po bashkëpunon me BDI-në. Me shumë gjasa ata do të takohen nesër, ndërsa pas takimit do të bëhet më e sigurt nëse Taravari do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Mickoski zbuloi se çfarë është e papranueshme për të.

“A është e vërtetë që ekziston një marrëveshje midis partisë së z. Arben Taravari dhe Bashkimit Demokratik për Integrim që në të paktën pesë ose gjashtë komuna, të mos spekulojmë me emrat, ku ai do të nominojë kandidatë – Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të nominojë kandidatët e vet për kryetar komune, që së pari do të thotë vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesë atë në heshtje. Kjo është e papranueshme për mua si kryeministër”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër kryetari i LSDM, Venko Filipçe vlerësoi se vendin e pret një periudhë shumë dinamike. Ai thotë se nuk është takuar me Taravarin por nuk u përgjigj nëse ka mundësi që socialdemokratët të bashkëpunojnë me Taravarin për zgjedhjet lokale.

“Pavarësisht paralajmërimeve dhe deklaratave se koalicioni është i qëndrueshëm, besoj se ajo që po ndodh vërteton pikërisht të kundërtën. Kur një pjesë e koalicionit qeveritar praktikisht shkëputet, kjo është një shenjë se koalicioni qeveritar është i paqëndrueshëm, por le të shohim se si do të zhvillohet ky proces, ka paralajmërime të ndryshme”, tha Filipçe.

Paraprakisht partitë e tjera të koalicionit VLEN vendosën që të bashkohen në një subjekt politik, pa ASH-në e Taravarit. Kohë më parë lideri i Besës, Bilall Kasami theksoi se shqiptarët në Maqedoni po konsolidohen në dy forca politike – VLEN dhe BDI dhe sipas tij, secili që do të largohet nga VLEN, largohet me qëllim që t’i bashkëngjitet BDI-së.

The post Për kryeministrin Mickovski, bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në nuk tolerohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .