Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 185 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë mbi 53 milionë euro
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor janë dhënë 185 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 3 301 354 000 denarëve, transmeton Portalb.mk. “Ne muajin qershor të vitit 2024 janë dhënë 185 leje ndërtimi, që është për 23.6 përqind më pak në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror […]
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor janë dhënë 185 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë 3 301 354 000 denarëve, transmeton Portalb.mk.
“Ne muajin qershor të vitit 2024 janë dhënë 185 leje ndërtimi, që është për 23.6 përqind më pak në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që 58 përqind e objekteve janë ndërtime të larta.
Vlera e objekteve arrin mbi 53 milionë euro, apo 35.4 përqind më pak në krahasim me qershorin e kaluar. Te 60.5 përqind e objekteve që kanë marrë leje ndërtimi, investitorët janë persona fizik.
Më së shumti leje janë dhënë në Manastir (16), ndërsa banesa në Aerodrom (89).