Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre. “Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe […] The post Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia appeared first on InfoShqip.com.

qershor 7, 2024 - 05:00
 0  6
Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre.

“Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që mund të arrihen ndryshe nga tani, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Një gjë e tillë është krejtësisht ndryshe nga traditat e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia dhe vlerat do të bëjnë ndryshimin dhe dallimin, fillimisht në LSDM, e më pas edhe në shtet”, tha FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË.

Ai tha se nuk pranojnë më kompromise me vlerat themelore socialdemokratike siç është bërë në dy vitet e fundit e më shumë.

Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë si rezultat i humbjes së madhe të LSDM-së në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale, shkak I së cilës do të bëhen edhe zgjedhjet brendapartiake. Zgjedhjet brendapartiake të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor.

The post Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia appeared first on InfoShqip.com.