Për shkak të vrasjeve të fundit në Vushtrri, Gold AG shtyn publikimin e këngës së re
Rap-artisti i njohur, Gold AG, ishte paraparë të publikonte këngën e re “Ylli i Kosovës” më 24 mars. Ai ka njoftuar ndjekësit se ka shtyrë këtë projekt për datën 27 mars për shkak të rasteve të fundit që ndodhën në qytetin e Vushtrrisë. Rreth dy ditë më parë u vra një 19-vjeçar, e ditën e […]

Rap-artisti i njohur, Gold AG, ishte paraparë të publikonte këngën e re “Ylli i Kosovës” më 24 mars.
Ai ka njoftuar ndjekësit se ka shtyrë këtë projekt për datën 27 mars për shkak të rasteve të fundit që ndodhën në qytetin e Vushtrrisë.
Rreth dy ditë më parë u vra një 19-vjeçar, e ditën e djeshme (e hënë) ndodhi një vrasje e dyfishtë.
“Për shkak të vrasjeve të fundit dje dhe sot në Vushtrri, kënga e paralajmëruar për sot shtyhet për datën 27 mars”, ka shkruar ai.
Arian Agushi (emri i vërtetë) ndër tjerash theksoi: “Zot na fal e na drejto në rrugën tënde”.
Këto raste të rënda kanë bërë bujë të madhe e ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale.
Sidoqoftë, të enjten do të jetë e disponueshme kënga e re e Gold AG.