Përfundoi takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të 13 vendeve të Evropës Juglindore
Sapo ka përfunduar takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të 13 vendeve të Evropës Juglindore, të cilët gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Shkup, për të rrumbullakuar përfundimin e mandatit njëvjeçar, të udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, pas […]
Sapo ka përfunduar takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të 13 vendeve të Evropës Juglindore, të cilët gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Shkup, për të rrumbullakuar përfundimin e mandatit njëvjeçar, të udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, pas mbarimit të samitit, në konferencë për shtyp me homologët nga Shqipëria dhe Mali i Zi porositi Bashkimin Evropian që të angazhohet për anëtarësimin e rajonit në BE. Ajo tha se nuk janë të mjaftueshme vetëm fjalët. Kjo, sipas Siljanovskës do të ndihmojë edhe në zbatimin e reformave. Ndërkohë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi se samiti është i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal por dhe përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Zgjerimi është investim në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe në prosperitet. Për këtë qëllim procesi aderues duhet të bazohet në meritokraci dhe në përmbushjen e reformave. Për këtë qëllim edhe Bashkimi Evropian duhet të përforëcojë dinamikën aderuese në rajon, praninë dhe kredibilitetin në proces”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.
“Ne do të fokusohemi në një seri prioritetesh që përfshinë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, rritjen e qëndrueshme ekonomike, agjendën e gjelbër dhe digjitale, kuptohet dhe ndërlidhshmërinë”, deklaroi Bajram Begaj, President i Shqipërisë. /Alsat.mk