Përfundojnë xhirimet për filmin e shumëpritur “Freakier Friday”, publikohen pamje të prapa skenave
Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis janë parë të përqafuara në sheshin e xhirimeve për filmin “Freakier Friday”. Dy aktoret u fotografuan në plazhin Malibu të mërkurën derisa xhirimeve për filmin e shumëpritur iu erdhi fundi, shkruan Page Six. Lohan dhe Lee Curtis që portretizojnë një nënë e bijë në film, ishin të gjitha […]
Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis janë parë të përqafuara në sheshin e xhirimeve për filmin “Freakier Friday”.
Dy aktoret u fotografuan në plazhin Malibu të mërkurën derisa xhirimeve për filmin e shumëpritur iu erdhi fundi, shkruan Page Six.
Lohan dhe Lee Curtis që portretizojnë një nënë e bijë në film, ishin të gjitha të buzëqeshura në sheshin e xhirimeve.
“Freakier Friday” është vazhdimi i filmit të tyre hit “Freaky Friday”.
Të enjten, Lee Curtis njoftoi se ajo dhe Lohan kishin përfunduar zyrtarisht xhirimet.
Komedia pritet të dalë në vitin 2025.