Perinski: Nuk është ryshfet parazgjedhor, thirrja për financimin e projekteve të komunave 

Thirrja për financimin e projekteve komunale nuk mund të definohet si ryshfet parazgjedhore, sepse të gjithë kryetarët e komunave kanë mundësi të aplikojnë dhe të marrin mjete, tha sonte ministri The post Perinski: Nuk është ryshfet parazgjedhor, thirrja për financimin e projekteve të komunave  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 5, 2024 - 22:00
 0  11
Perinski: Nuk është ryshfet parazgjedhor, thirrja për financimin e projekteve të komunave 

Thirrja për financimin e projekteve komunale nuk mund të definohet si ryshfet parazgjedhore, sepse të gjithë kryetarët e komunave kanë mundësi të aplikojnë dhe të marrin mjete, tha sonte ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski.

Duke qenë i ftuar në televizionin “Sitel” ai shtoi se për projekte mund të aplikojë edhe Qyteti i Shkupit. Por i pyetur se çfarë nëse do të marrin një projekt për blerjen e 250 autobusëve të rinj, ai theksoi se nuk është projekt kapital infrastrukturor që kryetarja Danela Arsovska nuk mund ta financojë vetë.

“Sepse në mbledhjen në Qeveri ka thënë se qyteti është në gjendje të konsoliduar financiare”, theksoi Perinski.

Për ndryshimin e paralajmëruar të plotë të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Perinski sqaroi se “shkupjanët janë dëshmitarë të asaj që mund të quhet keqpërdorim nga ana e njërit prej kryetarëve të komunave”.

“Ne besojmë se Ligji nuk duhet të lejojë komoditetin e mosndryshimit të kryetarit të komunës. Synimi ynë është që të sjellim një zgjidhje moderne të qëndrueshme, një zgjidhje sipas kohës moderne në të cilën funksionojnë komunat”, tha Perinski.

Sipas tij, ka nevojë për ndryshim të Ligjit, por kjo, siç tha ai, nuk duhet të bëhet sot për nesër, por me një debat të gjerë që do të përfshijë ekspertë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale.

The post Perinski: Nuk është ryshfet parazgjedhor, thirrja për financimin e projekteve të komunave  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .