Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka”…

Tentativë për të shuar parlamentin e cilëson nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj vendimin e Sekretariatit të Etikës që përjashtoi atë me 40 ditë nga punimet e Kuvendit, 60 ditë Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin. Për 19 deputetët e jerm u vendos po ashtu përjashtimi me 40 ditë. Me ironi Gjekmarkaj shkruan në rrjetet […]

tetor 2, 2024 - 21:00
 0  4
Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka”…

Tentativë për të shuar parlamentin e cilëson nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj vendimin e Sekretariatit të Etikës që përjashtoi atë me 40 ditë nga punimet e Kuvendit, 60 ditë Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin. Për 19 deputetët e jerm u vendos po ashtu përjashtimi me 40 ditë.

Me ironi Gjekmarkaj shkruan në rrjetet sociale se “vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit”

Nënkryetari i PD shkruan ndër të tjera se “një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!”

Reagimi i Agron Gjekmarkajt

Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit!

Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!

Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur.

Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!

E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!