Përjashtimi i 24 deputetëve të PD-së, Berisha: Me atë që panë në Parlament e kuptuan se kjo është betejë për jetë ose vdekje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës për të dënuar deputetët opozitarë pas kaosit të shkaktuar seancën plenare të së hënës. Në fjalën e tij para mbështetësve demokratë, Berisha deklaroi se mazhoranca është tmerruar nga revolta e deputetëve dhe nga protesta e 7 […]

tetor 2, 2024 - 21:00
 0  6
Përjashtimi i 24 deputetëve të PD-së, Berisha: Me atë që panë në Parlament e kuptuan se kjo është betejë për jetë ose vdekje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës për të dënuar deputetët opozitarë pas kaosit të shkaktuar seancën plenare të së hënës.

Në fjalën e tij para mbështetësve demokratë, Berisha deklaroi se mazhoranca është tmerruar nga revolta e deputetëve dhe nga protesta e 7 tetorit.

Sipas kryedemokratit, kjo është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga parlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv.kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë.

Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës.

Ata e panë se shpresë për ta nuk ka më, se revolta popullore që po zien në të katërta anët e vendit do t’i fshijë dhe do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë, aty ku e kanë vendin si keqbërësit më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar.

Ata mendojnë se duke zbrazur parlamentin do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, po ata harrojnë se sot me guximin, trimërinë e parlamentarëve të opozitës, janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të vërsulen kundër tyre, të gatshëm t’ju shpërblejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e tyre, të gatshëm t’ju rezervojnë fundin që meritojnë.