Përleshje me armë tek rruga e ‘Plastikave’ në Shkup, ka të plagosur

Pak para mesnate në Shkup ndodhi një incident me armë zjarri në rrugën e njohur të ‘plastikave’, me ç’rast raportohet për tre të plagosur. Incidentit i ka paraprirë një përleshje fizike midis disa personave, që më pas ka përfunduar me shkrepje armësh. Siç mësohet jozyrtarisht nga përleshja e armatosur, tre veta janë të plagosur, njëri […] The post Përleshje me armë tek rruga e ‘Plastikave’ në Shkup, ka të plagosur appeared first on InfoShqip.com.

maj 27, 2024 - 13:01
 0  7
Përleshje me armë tek rruga e ‘Plastikave’ në Shkup, ka të plagosur

Pak para mesnate në Shkup ndodhi një incident me armë zjarri në rrugën e njohur të ‘plastikave’, me ç’rast raportohet për tre të plagosur.

Incidentit i ka paraprirë një përleshje fizike midis disa personave, që më pas ka përfunduar me shkrepje armësh.

Siç mësohet jozyrtarisht nga përleshja e armatosur, tre veta janë të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Forca të mëdha policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. MPB ende nuk ka dal me njoftim paraprak për incidentin. Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin “Shën Naum Ohri”, dhe dy të tjerët në qendrën klinike.

The post Përleshje me armë tek rruga e ‘Plastikave’ në Shkup, ka të plagosur appeared first on InfoShqip.com.