Përmes sistemit të Europolit do të sigurohen të dhëna për llogaritë bankare dhe pronat jashtë vendit
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Prokurorit Publik për lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Eurodrejtësia, mbajti një takim onlajn të dakorduar më parë me përfaqësues të qendrës së specializuar analitike të Europolit përgjegjës për luftën kundër korrupsionit, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për vendosje të bashkëpunimit më të […]
![Përmes sistemit të Europolit do të sigurohen të dhëna për llogaritë bankare dhe pronat jashtë vendit](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/EURO-KORUPCION.jpg)
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Prokurorit Publik për lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Eurodrejtësia, mbajti një takim onlajn të dakorduar më parë me përfaqësues të qendrës së specializuar analitike të Europolit përgjegjës për luftën kundër korrupsionit, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për vendosje të bashkëpunimit më të thelluar në fushën e korrupsionit.
“Në bazë të konkluzioneve të takimit dhe vëzhgimeve të mëparshme nga zbatimi i Udhëzuesit për prioritizimin e rasteve të veprave penale në fushën e korrupsionit dhe me interes të veçantë publik, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e plotësoi atë udhëzues të detyrueshëm për të rregulluar procedurën për dhënien e të dhënave dhe informacioneve për llogari bankare, pronë ose objekte me interes të vendosura jashtë vendit, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me rastet në fushën e korrupsionit, pavarësisht nëse pjesëmarrës në korrupsion janë individë privatë, persona me autorizime publike apo bartës të funksioneve publike, gjegjësisht ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në vepra të korrupsionit pa marrë parasysh rolin dhe statusin e tyre”, kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas dispozitave të miratuara, nëse në rastet e veprave penale në fushën e korrupsionit ka informacione apo indikacione se të dyshuarit mund të posedojnë llogari bankare, pronë apo objekte me interes që ndodhen jashtë vendit, është i detyrueshëm hetimi i rrethanave të tilla dhe prokurorëve publikë u jepet mundësia të përdorin ekspertizën dhe bazat e të dhënave të Europolit.
Siç theksohet në kumtesën, udhëzimi është miratuar kryesisht duke marrë parasysh kohëzjatjen e procedurave për bashkëpunim ndërkombëtar, kështu që i jep përparësi kontrollit të indikacioneve dhe informacioneve për ekzistencën e llogarive bankare, pronave apo objekteve me interes të vendosura jashtë përmes kanaleve të bashkëpunimit policor të Europolit, përpara se të fillojë procesi formal i dhënies së provave përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kontrollet do të kryhen përmes Qendrës Evropiane për krimet ekonomike dhe financiare (EFECC) nga Ekipi i krimeve financiare – Projekti analitik kundër korrupsionit, me udhëzime që sqarojnë mënyrën se si është përgatitur një kërkesë e tillë, si dhe mënyrën se si është përcjellë kërkesa dhe afatet e veprimit. Masat e marra nga prokurorët publikë për verifikimin e rrethanave të mësipërme duhet të jenë pjesë përbërëse e raporteve që prokurorët publikë duhet t’i dorëzojnë në përputhje me udhëzimin e miratuar më parë.