QMK: U shpëtuan turistët turq që humbën dje në Matkë dhe u transferuan me varkë në anën tjetër të liqenit
Pasditen e djeshme, turistë turq kanë raportuar në numrin 112 se kanë humbur dhe se nuk mund të kalojnë nga ana e shtegut dhe restorantit të Kanionit të Matkës, njoftoi paraditen e sotme Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Sipas raportit, ata nuk mund të lëviznin në errësirë dhe po kërkonin një mënyrë […]
Pasditen e djeshme, turistë turq kanë raportuar në numrin 112 se kanë humbur dhe se nuk mund të kalojnë nga ana e shtegut dhe restorantit të Kanionit të Matkës, njoftoi paraditen e sotme Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Sipas raportit, ata nuk mund të lëviznin në errësirë dhe po kërkonin një mënyrë për t’i ndihmuar të kalonin në anën tjetër të liqenit të Matkës.
“Për të nxjerrë turistët është dashur të sigurohet një mjet transporti ujor si një varkë apo gomone. Për këtë QMK Rajonale Shkup ka hyrë në koordinim me Stacionin Policor të Sarajit dhe Komunën e Sarajit”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
Një orë më vonë, turistët e huaj u tërhoqën nga vendi ku ndodheshin dhe u transferuan në mënyrë të sigurt në anën tjetër të liqenit.