Përplasje fizike mes Rozana Radit e Rezarta Shkurtës? – A ishte nipi i Enver Hoxhës “molla e sherrit”

Një përplasje fizike mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Storia u rikthye në vëmendje nga një situatë e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Kelly është dëgjuar duke i thënë Gjestit se Rozana në të kaluarën në një reality show ishte përplasur fizikisht me një femër (personalitet i njohur) dhe se për këtë […]

Prill 1, 2025 - 16:00
 0  4
Përplasje fizike mes Rozana Radit e Rezarta Shkurtës? – A ishte nipi i Enver Hoxhës “molla e sherrit”

Një përplasje fizike mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës?

Storia u rikthye në vëmendje nga një situatë e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Kelly është dëgjuar duke i thënë Gjestit se Rozana në të kaluarën në një reality show ishte përplasur fizikisht me një femër (personalitet i njohur) dhe se për këtë ekziston një video.

Pas kësaj, kjo ka qenë një ndër temat e diskutimit në prime-in e kaluar. Rozana u sqarua mbi situatën duke thënë se nuk ka pasur asnjë përleshje fizike brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se ka pasur një konflikt me Rrezarta Shkurtën jashtë shtëpisë, për të cilin ka pasur një proces gjyqësor, të cilin ajo tha se e ka fituar.

Por me kaq nuk ka mbaruar. Pas kësaj ka reaguar vetë Rezarta Shkurta.

Ajo ka reaguar në mënyrë publike në Instagram, duke hedhur dritë mbi atë që sipas saj ka ndodhur realisht me Rozanën.

Sipas Rezartës ‘konflikti’ që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal për pasta.

Më tutje ajo thotë se dhuna nuk është përdorur asnjëherë.

“Pra, video dhune që përmendet nuk është e vërtetë, sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë”, u shpreh Rezarta.

Më tutje ajo ka thënë se në vitin 2012 kanë pasur një tjetër konflikt me Rozanën, për arsye profesionale, jo për dashurinë ashtu sic është përfolur në media.

Pas këtij debati në rrjet kanë qarkulluar sërish pamjet e konfliktit të asokohe, duke ndezur diskutime të reja në lidhje me këtë ngjarje që dikur bëri bujë.

Dosja penale të cilën e kanë përmendur protagonistet ka ndodhur me 6 shkurt të vitit 2010.

Sipas mediave në Shqipëri molla e sherrit ishte i dashuri i përbashkët Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha.