Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Akuza për përvetësim dhe thirrje për unitet
Të martën, javën e ardhshme është përvjetori i 23-të i Marrëveshjes së Ohrit, me çka Qeveria e RMV-së do ta shënojë në mënyrë solemne. Por në të njëjtën ditë edhe koalicioni Fronti Europian organizon Akademi dhe Koktej për të shënuar ditën e nënshkrimit të marrëveshjes paqësore. Nga koalicioni VLEN akuzojnë se FE po bën përpjekje […] The post Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Akuza për përvetësim dhe thirrje për unitet appeared first on InfoShqip.com.
Të martën, javën e ardhshme është përvjetori i 23-të i Marrëveshjes së Ohrit, me çka Qeveria e RMV-së do ta shënojë në mënyrë solemne. Por në të njëjtën ditë edhe koalicioni Fronti Europian organizon Akademi dhe Koktej për të shënuar ditën e nënshkrimit të marrëveshjes paqësore. Nga koalicioni VLEN akuzojnë se FE po bën përpjekje për ta privatizuar një datë të ndritshme të historisë shqiptare.
Deputetja Saranda Imeri, e cila është vajza e Imer Imerit, njëri nga nënshkruesit e kësaj marrëveshje tha se ndjehet e indinjuar kur sheh se një datë e tillë po përdoret për interesa të ngushta partiake.
“Për mua, si vajza e Imer Imerit, njërit prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje historike, kjo paraqet shumë më tepër se një dokument politik. Është trashëgimia e një brezi që luftoi për një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri të përbashkët. Ndihem е indinjuar kur shoh që një datë e cila duhet të na bashkojë është duke u përdorur për interesa të ngushta partiake”, tha Saranda Imeri Stafai – VLEN.
Duke treguar një fotografi të nënshkruesve të MO, të cilën e kishte sjell nga shtëpia Imeri bëri thirrje që mos të bëhet përçarje mes popullit.
“Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat, përfshirë edhe për BDI-në, Ali Ahmeti vendosi ta devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një festë private. Në emër të personazhit dhe veprës së babait tim, shfrytëzoj rastin t’i drejtohem personalisht zotit Ali Ahmeti. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Prandaj ju bëj apel që të mos bëni përçarje mes popullit tonë. Të gjithë duhet ta respektojmë këtë ditë me respekt. Synimet tuaja janë transparente dhe lexohen paraprakisht”, deklaroi Saranda Imeri Stafai.
Ndryshe MO u nënshkrua me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Ohrit ishte stabilizimi i situatës politike dhe shoqërore në Maqedoni duke përmirësuar të drejtat e shqiptarëve.
Kjo marrëveshje atëherë u nënshkrua nga Boris Trajkovski, Ljupço Georgievski, Branko Crvenkovski, Arben Xhaferi dhe Imer Imeri. Përveç liderëve të vendit marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, François Léotard – Përfaqësues special i Bashkimit Evropian dhe James Ë. Pardeë – Përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
The post Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Akuza për përvetësim dhe thirrje për unitet appeared first on InfoShqip.com.