Pesë deputetët me më së shumti mungesa në Kuvend gjatë sesionit pranveror
Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare. Kështu vlerëson raporti i Institutit Demokratik të Kosovës, ku Pacolli gjatë sesionit pranveror ka gjithsej 14 mungesa. E për këtë çështje i pari i AKR-së, ka një arsye. Ai arsyeton mungesat me lobimin […]
Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare.
Kështu vlerëson raporti i Institutit Demokratik të Kosovës, ku Pacolli gjatë sesionit pranveror ka gjithsej 14 mungesa.
Ai arsyeton mungesat me lobimin për njohjen e Kosovës dhe sipas tij, kjo punë që ka bërë ka qenë më e rëndësishme sesa sic është shprehur, humbja e kohës në Kuvend duke dëgjuar akuza dhe kundërakuza mes partive.
“Po, mund të jetë ashtu. Unë kam munguar në disa seanca të Kuvendit, por nga ana tjetër nuk jam ndalur kurrë. Kam lobuar nëpër botë për njohjen e Kosovës, që për mua ka qenë shumë më e rëndësishme se sa të humbas kohë duke dëgjuar akuza dhe kundërakuza banale mes partive dhe grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Nga ana ime, kam sjellë disa nota verbale nga shtete të rëndësishme që kanë njohur pasaportat e Kosovës. Jam gjithashtu në proces të sigurimit të njohjeve të tjera dhe gjithë këtë e kam bërë me iniciativën time personale, pa mbështetje nga qeveria e Kosovës”, tha Pacolli për TeVe1.
Në një përgjigje të shkurtër për televizionin ai tha se i ka mungesat e arsyeshme.
“Të gjitha mungesat e mia janë të arsyeshme dhe që nga 9 shkurti nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Uka.
Ndërsa Ganimete Musliu dhe Adrian Kastrati bëjnë pjesë në këtë listë, por që kanë munguar për shkaqe shëndetësore.
Ndërsa televizioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga Xhavit Haliti i cili bënë pjesë në top 5shen e deputetëve me më së shumti mungesa gjatë këtij sesioni.
E për këto mungesa hulumtuesja në KDI Violeta Haxholli, tha që kryesia e kuvendit do të duhej të shqiptonte vërejte.
Në këtë rast kryetari dhe kryesia kanë mandatin që të shqiptojnë vërejtje fillimisht për deputetët e papërgjegjshëm por edhe ministrat pra ka raste kur psh në rastin e pyetjeve parlamentare shpesh mungojnë ministrat edhe kryetari si kryesues i seancës duhet që të shqiptojë vërejte për çdo kënd në seancë që sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj punimeve të asaj seance, ka thënë ajo.
Deputetët kanë bërë diku mbi 500 mungesa gjatë sesionit pranveror e natyrisht numrin e mungesave e ka rritur bojkoti që Lista Serbe ia ka bërë kuvendit gjatë legjislaturës së tetë pra ata kanë numrin më të madh të mungesave si subjekt politik, pastaj e dytë është Lëvizja Vetëvendosje sepse ka më shumë deputetë, por në raport me numrin e deputetëve PDK ka më shumë mungesa pas Listës Serbe.
Televizioni ka tentuar të marr përgjigje nga partitë PDK, LDK dhe LVV mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.