Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i kryeprokurorit në Prizren
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të martën, në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK-ja ka […]
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të martën, në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK-ja ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun. Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancën e lartë që ai ka treguar si prokuror deri tash.
“Konstatojmë se është miratuar dorëheqja e kryeprokurorit Admir Shala nga pozita e kryeprokurorit në Prizren. E falënderojmë për kontributin që ka dhënë në Prizren. Unë kam marr një listë të prokurorëve dhe e kam pa që nga të gjithë kandidatët, Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe nuk ka asnjë masë disiplinore të shqiptuar dhe mendoj që është prokuror me perspektivë dhe që mund të jap kontributin e mjaftueshëm dhe propozimi është që ky prokuror të caktohet deri në zgjedhjet e tjera. Detyra e tij do të fillojë 27 gusht deri në zgjedhjet e konkursit të ri”, u shpreh Kelmendi. /eo