Petrovska: Misajllovski po u bën presion partiak pjesëtarëve të Armatës

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka dalë me akuza të forta ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duke thënë se ajo po bën presione partiake mbi pjesëtarët e Shërbimit Ushtarak, për t’i detyruar ata të japin informacion mbi pjesëmarrjen e tyre në protestat “Drejtësi për Frosinën”. Petrovska theksoi se ushtarët janë pyetur nëse pjesëmarrja e tyre në […]

Mars 1, 2025 - 13:00
 0  3
Petrovska: Misajllovski po u bën presion partiak pjesëtarëve të Armatës

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka dalë me akuza të forta ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duke thënë se ajo po bën presione partiake mbi pjesëtarët e Shërbimit Ushtarak, për t’i detyruar ata të japin informacion mbi pjesëmarrjen e tyre në protestat “Drejtësi për Frosinën”.

Petrovska theksoi se ushtarët janë pyetur nëse pjesëmarrja e tyre në këto protesta nënkupton se ata janë kundër Qeverisë aktuale. Ajo e konsideroi këtë një formë të intimidimit dhe cenimi të lirisë së shprehjes. Në një postim në profilin e saj në Facebook, Petrovska shpjegoi se disa ushtarë të punësuar, gjithashtu përfaqësues të Shërbimit, janë kërcënuar me vërejtje për aktivitetet e tyre në rrjetet sociale, duke iu kërkuar që të jenë të kujdesshëm në “like”-et që bëjnë dhe të mos mbështesin “viktima të vetëquajtura”.

Ajo gjithashtu e ka sulmuar ministrin aktual të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, për mënyrën se si ai “i vendos prioritetet” në këtë dikaster, duke nënkuptuar se kjo situatë po dëmton integritetin e Ministrisë dhe besimin te institucionet e shtetit.

Petrovska ka paralajmëruar se do të publikojë shumë shpejtë detaje të tjera lidhur me skandalet e presioneve partiake ndaj punonjësve dhe profesionistëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ushtri, duke premtuar që të zbardhë emrat dhe mbiemrat e atyre që janë të përfshirë në këtë proces.