Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM
Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë. “Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do […]
Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë.
“Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti. I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska.
Petrovska tha se nëse nuk i fiton zgjedhjet, atëherë nuk do të kërkojë asnjë pozitë, por se do të mbetet deputete e LSDM-së në Kuvend.