Plag`oset nga gjyshi një 3 vjeçar në Skenderaj
Është plagosur një fëmijë 3 vjeçar në Abri e Ulët e Skenderajt. Policia ka bërë të ditur se nga QKUK është raportuar për një fëmijë 3 vjeçar të plagosur mbi gju. Policia ka thënë se fëmija është plagosur nga gjyshi, i cili kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në drejtim të një kafshe që dëmtonte shpezët. […]
Është plagosur një fëmijë 3 vjeçar në Abri e Ulët e Skenderajt. Policia ka bërë të ditur se nga QKUK është raportuar për një fëmijë 3 vjeçar të plagosur mbi gju.
Policia ka thënë se fëmija është plagosur nga gjyshi, i cili kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në drejtim të një kafshe që dëmtonte shpezët.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje dhe aty është kuptuar se gjyshi i fëmijës kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në një dëmtues të shpezëve(qelbës), ndërsa saçma i kishte rënë fëmijës mbi gju. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një armë e gjatë, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka konfirmuar për RTK-në, Fexhrie Pllana, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Mitrovicës.
Sipas saj, fëmija pas tretmanit të pranuar mjekësor e ka gjendjen stabile.