Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit reagoi ndaj qëndrimeve të KShPK-së për përbërjen e mëparshme

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit reagoi ndaj njoftimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili paraqet pikëpamjet mbi punën e përbërjes së mëparshme të komisionit dhe kualifikohen si sipërfaqësore dhe populiste, transmeton Portalb.mk. “Platforma e përkujton komisionin se në bazë të nenit 17 të Ligjit për parandalimin e […]

Korrik 22, 2024 - 21:30
 0  5
Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit reagoi ndaj qëndrimeve të KShPK-së për përbërjen e mëparshme
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni). Foto: Portalb.mk

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit reagoi ndaj njoftimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili paraqet pikëpamjet mbi punën e përbërjes së mëparshme të komisionit dhe kualifikohen si sipërfaqësore dhe populiste, transmeton Portalb.mk.

“Platforma e përkujton komisionin se në bazë të nenit 17 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, paragrafët 18 dhe 19, KSHPK-ja ka kompetencë të marrë pjesë në aktivitete që synojnë forcimin e integritetit dhe edukimit për efektet e korrupsionit. Kjo përfshin paraqitjet në media dhe deklaratat që komentojnë ngjarjet dhe proceset që lidhen me dyshimet për korrupsion ose rreziqet e dukshme, të cilat deklarata mund të krijojnë kushte për të ndaluar veprimet negative. Prandaj, Platforma i bën thirrje KSHPK-së, të theksojë rastet specifike në të cilat përbërja e mëparshme ka shkuar përtej kësaj kompetence, në të kundërt të përmbahet nga minimi i besimit dhe praktikës së mirë që ka ndërtuar përbërja e mëparshme”, thonë nga Platforma.

Sa i përket pjesëmarrjes së KSHPK-së në debatin publik rreth ngjarjeve dhe proceseve, thonë nga Platforma, jo më kot ekzistojnë standarde vendore dhe ndërkombëtare për antikorrupsionin, integritetin, etikën dhe qeverisjen e mirë, të cilat i udhëzojnë anëtarët gjatë dhënies së deklaratave dhe vlerësimeve në lidhje me gjendje të caktuara. Prandaj, Platforma është e shqetësuar se nëse KSHPK-ja merr përsipër të bëjë deklarata vetëm pasi të jenë marrë vendime, do të humbasë një mundësi të rëndësishme që institucioni të marrë pjesë në parandalimin ose përqendrimin e publikut drejt proceseve të korrupsionit më të lartë, të cilat të vështira dëshmohen, por mund të parandalohen nga veprimi i presionit kolektiv.

Në të njëjtën kohë, Platforma me keqardhje pranoi vendimin për t ‘i dhënë pasaportë diplomatike Kryetares së KSHPK-së dhe kërkesat e paraqitura nga gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit për të njëjtën të drejtë.

“Pavarësisht ekzistencës së nenit 10 në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, të cilit i referohen anëtarët e KSHPK-së, e njëjta e drejtë njëkohësisht edhe mbrojtje rregullohet në nenin 50 të të njëjtit ligj ku konkludohet se kjo e drejtë do të rregullohet me rregullore nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Pikërisht kjo Rregullore për procedurën e lëshimit të pasaportave diplomatike dhe zyrtare dhe vizave dhe për listën e mbajtësve të pasaportave diplomatike dhe zyrtare, nuk e përmend Kryetarin dhe anëtarët e KSHPK-së në listën e mbajtësve të pasaportave diplomatike. Nga këtu, habit fakti që kryetarja dhe anëtarët e komisionit kanë paraqitur kërkesë të veçantë për këtë lloj pasaporte. Mbasi kanë kërkuar pasaporta diplomatike për veten e tyre, pse nuk e kanë bërë këtë për të punësuarit në Sekretariatin e KSHPK-së, të cilët gjithashtu kanë udhëtime zyrtare jashtë vendit”, thonë nga Platforma.

Ata shtojnë se pasaporta diplomatike nuk është vetëm një dokument i kërkuar për shkak të rritjes së vëllimit të udhëtimeve zyrtare, por gjithashtu ofron mbrojtje diplomatike për personat që e posedojnë atë, duke shtuar pyetjen se për çfarë lloj mbrojtje kanë nevojë komisionarët e KSHPK-së kur bëjnë udhëtime zyrtare jashtë vendit.

“Dëshirojmë të theksojmë se në këtë listë ka persona të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar që janë të përjashtuar nga kjo e drejtë, ndërkaq janë zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. KSHPK-ja duhet të përpiqet të zvogëlojë përdorimin e kompetencave diskrecionale nga personat e zgjedhur dhe të emëruar, dhe të mos i përdorë për nevojat e veta me kërkesa të tilla. Lidhur me automjetet zyrtare, Platforma kërkon zbardhjen e rastit, duke pasur parasysh deklaratat kontradiktore të KSHPK-së dhe Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, si dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtojnë nga Platforma.

Ata shtojnë se mbetet e paqartë se sa është rritur nevoja e komisionit në muajt e fundit, krahasuar me pesë vitet e mëparshme, për të kërkuar automjete zyrtare.

“Presim në mënyrë transparente të sqarohet justifikimi i kësaj kërkese, nëse është kërkuar”, thonë nga Platforma.

Së fundi, Platforma dhe komunikimit me mediat dhe publikun në mënyrë që të ruajë praktikën e mirë të vendosur më parë të pranisë së anëtarëve të KSHPK-së në debatin publik. “Vetëm në këtë mënyrë përbërja e re e KSHPK-së do të ketë mbështetjen e publikut në rastet kur do të jetë e nevojshme t’i rezistohet rrjeteve të fuqishme të korrupsionit që e kanë kthyer vendin në një nga vrimat e zeza të Evropës në dekadat e fundit”.

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në kumtesën për media të 20 korrikut, thanë se vetëm përmes fakteve do ta prezantojmë suksesin e punës së tyre, përkundër populizmit të imponuar në opinion. Ky ishte reagim ndaj informatave dhe kritikave në opinion se antikorrupsionerët kanë shpejtuar të marrin pasaporta diplomatike, ndërsa kanë kërkuar edhe automjete zyrtare, gjëra të cilat asnjëherë nuk i kanë kërkuar paraprijësit e tyre.

.