Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara

Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë. 65 vjeçarja, D.K, po udhëtonte drejt Greqisë kur u ndalua në pikën kufitare në Kakavijë nga autoritetet shqiptare. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë

qershor 29, 2025 - 14:00
 0  4
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara

Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara

Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë.

65 vjeçarja, D.K, po udhëtonte drejt Greqisë kur u ndalua në pikën kufitare në Kakavijë nga autoritetet shqiptare.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet tutje në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.