Policia e Tetovës pas takimit me përfaqësuesit e kishës në Gallatë: U bisedua për shmangie të tensioneve
Policia e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ka realizuar takim me përfaqësuesit e kishës në fshatin Gallatë, aty ku më parë u krijuan situatë e tillë që mund të prodhonte tensione ndërfetare, gjegjësisht tensione ndëretnike, transmeton Portalb.mk. “Në takim u bisedua për aktivitetet që kanë për qëllim shmangien e […]
Policia e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ka realizuar takim me përfaqësuesit e kishës në fshatin Gallatë, aty ku më parë u krijuan situatë e tillë që mund të prodhonte tensione ndërfetare, gjegjësisht tensione ndëretnike, transmeton Portalb.mk.
“Në takim u bisedua për aktivitetet që kanë për qëllim shmangien e tensioneve shtesë rreth këtij rasti, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm të policisë dhe qytetarëve, që bazohet në besimin reciprok”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.
Në këtë takim, mori pjesë V.R. si kryetar i këshillit të kishës dhe M.D. në rolin e arkëtarit të kishës së “Shën Bogorodica”, kishë e cila gjendet në fshatin Gallatë.
Më 10 shtator në rrjetet sociale është publikuar një video rreth kishës në fshatin Gallatë. Në video, e cila ishte shpërndarë nga shumë media në Maqedoninë e Veriut, shihen ekskavator dhe punonjës të policisë rreth kishës. Ai i cili e incizoi videon, deklaroi se ai dhe të tjerët janë ndërprerë në pastrimin dhe renovimin e kishës dhe se policët kanë marrë urdhër nga prokurori për arrestim,
Kurse në lidhje me informacionet e pavërteta të publikuara që shpërndahen edhe në rrjetet sociale, të cilat janë marrë nga disa media dhe i referohen një ngjarjeje në afërsi të objektit fetar në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike Gostivar njofton opinionin se prokurori publik nuk ka nxjerrë urdhër për ndalimin ose mbajtjen e asnjë personi.