Limaj në Gjilan: S’jemi duke zgjedhur kryeministër cili është më i hijshëm, na duhet një që na kryen punë

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal sot ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan. Këtë tubim, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve që të bashkohen, siç tha ai, me Kosovën Fituese. “Ftesa ime miq e bashkëvendas , të bashkoheni rreth kësaj ekipe

Jan 27, 2025 - 20:00
 0  5
Limaj në Gjilan: S’jemi duke zgjedhur kryeministër cili është më i hijshëm, na duhet një që na kryen punë
limaj-ne-gjilan:-s’jemi-duke-zgjedhur-kryeminister-cili-eshte-me-i-hijshem,-na-duhet-nje-qe-na-kryen-pune

limaj-ne-gjilan:-s’jemi-duke-zgjedhur-kryeminister-cili-eshte-me-i-hijshem,-na-duhet-nje-qe-na-kryen-pune

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal sot ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan.

Këtë tubim, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve që të bashkohen, siç tha ai, me Kosovën Fituese.

“Ftesa ime miq e bashkëvendas , të bashkoheni rreth kësaj ekipe të madhe të Kosovës fituese. Kamenicë, Gjilan, Viti është një ekipë e jashtëzakonshme në këtë listën Fituese”

“Anamorava duhet të jap një përgjigje të fortë edhe për ata që po shkojnë, po edhe neve që vijmë, edhe neve duhet të na japin përgjigje, që nëse luani, ofendoni, nuk punoni për këtë rajon, pas katër vitesh edhe ju e merrni përgjigjen edhe ju sikur ata të tjerët që kanë ardhur, kanë mashtruar e kanë gënjyer, kështu duhet të jetë përgjigja”, është shprehur ai.

Limaj tha se nuk po zgjedhim kryeministër se cili është më i bukur, por siç tha ai, duhet një që kryen punë.

“Nuk jemi duke e zgjedhur një kryeministër cili është më i bukur, më i hijshëm, cili po flet pak më mirë, na duhet kryeministri që na kryen punë, më dëgjoni mua, situata është e tillë, na duhet një kryeministër që na kryen punë”.

“Jo rastësisht ky kandidati ynë dje ka ardhur nga Amerika. Na duhet një kryeministër që kryen punë, e kush kryen punë, ai që ka vepra, ai që ka lënë disa punë të mëdha, disa lidhje, disa komunikime”, është shprehur tutje Limaj.