Policia shpall në kërkim një të dyshuar për “vra’sje e rëndë në tentativë”
Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. I dyshuari është Pajtim Etemi, i lindur më 1 maj të vitit 1990 në fshatin Grabanicë të Klinës. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e
Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
I dyshuari është Pajtim Etemi, i lindur më 1 maj të vitit 1990 në fshatin Grabanicë të Klinës.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.