Të hënën mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut
Të hënën në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria në Shkup. Njoftimi i plotë: Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
Të hënën në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga qeveria në Shkup.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar.
Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha.
Për këtë qëllim, përfaqësuesit e mediave, të cilët janë të interesuar ta ndjekin ngjarjen, duhet të akreditohen në këtë e-mail adresë: [email protected].
Ju lutemi të dërgoni emrin dhe mbiemrin e personave që do të marrin pjesë dhe do të ndjekin ngjarjen, si dhe numrin e kartës së identitetit për identifikim. Gjithashtu, ju informojmë se nuk është parashikuar transport i organizuar. Afati i fundit për aplikim është 15.11 (e premte) deri në orën 12:00.