Politikani serb, Shormaz: Sulmi në Banjskë u organizua nga Vuçiq

Në një konferencë për medie në Beograd, politikanë dhe intelektualë serbë deklaruan se sulmi në Banjskë u organizua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu u tha se çështja e urës së Mitrovicës po instrumentalizohet dhe keqpërdoret gjeopolitikisht nga Rusia dhe se ajo duhet të hapet. Ish-zyrtari i Partisë Progresive Serbe, tani kryetar i Këshillit […]

gusht 29, 2024 - 02:00
 0  7
Politikani serb, Shormaz: Sulmi në Banjskë u organizua nga Vuçiq
politikani-serb,-shormaz:-sulmi-ne-banjske-u-organizua-nga-vuciq

politikani-serb,-shormaz:-sulmi-ne-banjske-u-organizua-nga-vuciq

Në një konferencë për medie në Beograd, politikanë dhe intelektualë serbë deklaruan se sulmi në Banjskë u organizua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu u tha se çështja e urës së Mitrovicës po instrumentalizohet dhe keqpërdoret gjeopolitikisht nga Rusia dhe se ajo duhet të hapet.

Ish-zyrtari i Partisë Progresive Serbe, tani kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, Dragan Shormaz, ka deklaruar se sulmi në Banjskë u organizua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Vuçiq nuk ishte në dijeni se aksioni do të rezultonte në vrasjen e një polici dhe nuk priste që ngjarjet të zhvilloheshin në mënyrën tragjike që ndodhi. Ai shtoi se partnerët perëndimorë janë të informuar për këtë.

“Gjithçka u organizua nga Aleksandër Vuçiq me mendimin se do të përfundonte me sukses, por përfundoi tragjikisht, me katër të vdekur, dhe pa suksesin për shkëputjen e katër komunave në veri të Kosovës”, tha Shormaz.
Duke folur në një konferencë për rolin e Rusisë në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, Shormaz theksoi se Republika e Kosovës ka vendosur plotësisht sovranitetin e saj në veri të vendit. Sipas tij, Rusia po ndihmon Vuçiqin për ta fshehur këtë realitet nga qytetarët e Serbisë.

Siç raporton RTK, ai shtoi se deri në pranverën e ardhshme do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe Serbia do të përballet me kërkesën për të nënshkruar një marrëveshje juridikisht të detyrueshme, që do të nënkuptonte njohjen de facto të Kosovës.

Në konferencë, politikanë dhe intelektualë vlerësuan se çështja e urës së Mitrovicës po instrumentalizohet dhe keqpërdoret gjeopolitikisht nga Rusia dhe se ajo duhet të hapet. Ndërsa sipas tyre çështja e Kosovës u përfundua.

“Barrikadat në urë janë një formë getoizimi për një pjesë të popullatës. Ura është e hapur për këmbësorët dhe çiklistët. Pra barrikadat në urë kanë më shumë ndikim psikologjik, sesa të sigurisë, që Rusia po shfrytëzon”, tha Çedomir Stojkoviq, avokat.

“Pavarësia e Kosovës u fitua me humbjen e Millosheviqit. Kosova u humb për shkak të 10 mijë shqiptarëve të vrarë. Serbia duhet të përballet me të vërtetën. Pjesëmarrësit vlerësuan se është koha për të zgjidhur konfliktet e ngrira në rajon, të cilat nuk i sjellin dobi asnjë qytetari”, tha Ivan Videnoviq, profesor universitar.