Publikohen pesë thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave shpalli 5 thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. Thirrja e parë publike i referohet paraqitjes së ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi 3 hektarë. Ndërsa katër thirrjet e tjera publike i referohen paraqitjes […]

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave shpalli 5 thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore.
Thirrja e parë publike i referohet paraqitjes së ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi 3 hektarë.
Ndërsa katër thirrjet e tjera publike i referohen paraqitjes së ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në 3 hektarë për qarqe dhe komuna të ndryshme kadastrale.
Ofertat dorëzohen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Thirrjes Publike në gazetat ditore që botohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Thirrjet publike publikohen edhe në faqen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.