Prej nesër do të fillojë linja e re Tetovë – Kodra e Diellit nga NP “Tetova Transport”

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” do të organizojë linjë të re të transportit nga qyteti i Tetovës për në Kodrën e Diellit nga kjo fundjavë, transmeton Portalb.mk. “Nga kjo fundjavë fillon funksionimi i linjës së re të transportit publik në drejtimin Tetovë – Kodra e Diellit, e organizuar nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”.”, raportoi Komuna e […]

dhjetor 14, 2024 - 00:00
 0  8
Prej nesër do të fillojë linja e re Tetovë – Kodra e Diellit nga NP “Tetova Transport”
Autobusët e Tetovës, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” do të organizojë linjë të re të transportit nga qyteti i Tetovës për në Kodrën e Diellit nga kjo fundjavë, transmeton Portalb.mk.

“Nga kjo fundjavë fillon funksionimi i linjës së re të transportit publik në drejtimin Tetovë – Kodra e Diellit, e organizuar nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”.”, raportoi Komuna e Tetovës.

Linjën e re nesër në ora 10:30 do ta shfrytëzojë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Kjo linjë do të jetë në dispozicion çdo të shtunë dhe të diel për të lehtësuar qasjen e qytetarëve dhe turistëve në këtë qendër rekreative dimërore”, raportoi Komuna.

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” njoftoi se prej 14 dhjetorit do të fillojë linja 4 në drejtimin Tetovë – Kodra e Diellit – Tetovë, linjë e cila do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve.

Orari i transportit Tetovë - Kodra e Diellit - Tetovë. Foto nga NP Tetova Transport
Orari i transportit Tetovë – Kodra e Diellit – Tetovë. Foto nga NP Tetova Transport

Ndryshe, sot (13 dhjetor) ka filluar sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”.Tradicionalisht, dita e parë është ditë promovuese ku ski-biletat janë falas për të gjithë vizitorët. 

Çmimet e biletave mund t’i gjeni KËTU.

Kodra e Diellit për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të. Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.

Fundjavën e kaluar me rënien e borës u shtua edhe numri i vizitorëve, ndërkaq të gjitha problematikat dolën në sipërfaqe ndërsa qytetarët kanë vijuar të shprehin pakënaqësitë e tyre në rrjetet sociale.