Prej sot u shtrenjtua rryma në Maqedoninë e Veriut, ja përqindjet

Nga data 1 janar 2026, çmimi i energjisë elektrike do të rritet mesatarisht me 2,28% për rreth 85% të familjeve në Maqedoninë e Veriut, çka do të reflektohet me fatura më të larta mujore, nga rreth 57 deri në 900 denarë, përcjell INA. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se, pas analizave të detajuara, ka […] The post Prej sot u shtrenjtua rryma në Maqedoninë e Veriut, ja përqindjet appeared first on InfoShqip.com.

Jan 1, 2026 - 11:00
 0
Prej sot u shtrenjtua rryma në Maqedoninë e Veriut, ja përqindjet

Nga data 1 janar 2026, çmimi i energjisë elektrike do të rritet mesatarisht me 2,28% për rreth 85% të familjeve në Maqedoninë e Veriut, çka do të reflektohet me fatura më të larta mujore, nga rreth 57 deri në 900 denarë, përcjell INA.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se, pas analizave të detajuara, ka miratuar rritje dukshëm më të ulëta se ato të propozuara nga kompania “EVN Home”, e cila kishte kërkuar një rritje mesatare prej 7,66%.

Sipas vendimit të KRRE-së, rritja e çmimit sipas blloqeve të konsumit do të jetë si më poshtë:

Blloku i parë: rritje prej 2,45%

Blloku i dytë: rritje prej 2,87%

Blloku i tretë: rritje prej 3,32%

Blloku i katërt: rritje prej 3,84%

Këto përqindje janë ndjeshëm më të ulëta krahasuar me propozimet e “EVN Home”, të cilat varionin nga 8,54% deri në 11,86%, varësisht nga blloku.

Sa i përket tarifës së ulët (rryma e lirë), “EVN Home” kishte propozuar rritje prej 3,96%, ndërsa KRRE vendosi që rritja të jetë 2,50%.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, deklaroi se analizat rregullatore tregojnë se faturat për familjet që konsumojnë energji vetëm në bllokun e parë dhe të dytë do të rriten mesatarisht me 2,59%, ndërsa për ato që hyjnë edhe në bllokun e tretë rritja do të jetë rreth 2,79%.

Sipas KRRE-së, qëllimi i vendimit është të garantojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke shmangur njëkohësisht goditjet e forta financiare për konsumatorët. Të dhënat zyrtare tregojnë se:

rreth 64% e konsumatorëve janë vetëm në bllokun e parë,

afro 21% konsumojnë edhe në bllokun e dytë,

vetëm 1,73% e familjeve hyjnë në bllokun e tretë të konsumit. /INA/

The post Prej sot u shtrenjtua rryma në Maqedoninë e Veriut, ja përqindjet appeared first on InfoShqip.com.