Presidenti Begaj takim kokë më kokë me Albin Kurtin: Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka udhëtuar drejt Kosovës, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës. Begaj ishte i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës, ku dhe zhvilloi edhe takime me ta. Pas përfundimit të ceremonive shtetërore, Presidenti Bajram Begaj […]

qershor 13, 2024 - 01:00
 0  10
Presidenti Begaj takim kokë më kokë me Albin Kurtin: Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka udhëtuar drejt Kosovës, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Begaj ishte i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës, ku dhe zhvilloi edhe takime me ta.

Pas përfundimit të ceremonive shtetërore, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Pjesë e takimit të dy krerëve shtetërorë ishin edhe delegacionet përkatëse.

Kreu i Shtetit konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë.

“Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”, – u shpreh Presidenti Begaj.

“Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit” -u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë mbrojtja dhe promovimi i Kosovës është  në çdo agjendë ndërkombëtare.

“Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm”– vlerësoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si ditën që solli lirinë mbi vuajtjet, mbi persekucionin, mbi spastrimin etnik, mbi gjenocidin dhe kjo liri, – u shpreh ai, – është e të gjithë atyre atdhetarëve që dhanë jetën, sakrifikuan dhe kontribuuan për Kosovën.