Shtyhet votimi i projektligjit për rritjen e pagave të gjyqtarëve të ‘Kushtetueses’

Votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është shtyrë sërish ditën e sotme. Propozimi për shtyrjen e votimit të këtij projektligji ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi. Propozimi i Çuçit u votua nga shumica socialiste, ndërsa mori 2 vota kundër nga deputetët e opozitës. “Në bazë të […]

qershor 13, 2024 - 01:00
 0  13
Shtyhet votimi i projektligjit për rritjen e pagave të gjyqtarëve të ‘Kushtetueses’

Votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është shtyrë sërish ditën e sotme.

Propozimi për shtyrjen e votimit të këtij projektligji ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi. Propozimi i Çuçit u votua nga shumica socialiste, ndërsa mori 2 vota kundër nga deputetët e opozitës.

“Në bazë të nenit 49/1 kërkoj që ligji që kemi sot për Gjykatën Kushtetuese që kërkon 3/5 e votave të shtyhet votimi dhe të bëhet në një seancë tjetër”, tha Çuçi.

Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj.

Kujtojmë që ky pr.ligj parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë.