Presidenti Begaj takoi në Shkup edhe Ahmetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Shkup ka takuar edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gjatë qëndrimit transitor në Shkup pas kthimit nga vizita në Sofje, presidenti Begaj takoi edhe kryetarin e ASH-së, Arben Taravari. Para dy dite, të enjten e 3 prillit, presidenti Bajram Begaj gjatë rrugës për në Sofje […]

Prill 5, 2025 - 16:00
 0  7
Presidenti Begaj takoi në Shkup edhe Ahmetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Shkup ka takuar edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë qëndrimit transitor në Shkup pas kthimit nga vizita në Sofje, presidenti Begaj takoi edhe kryetarin e ASH-së, Arben Taravari.

Para dy dite, të enjten e 3 prillit, presidenti Bajram Begaj gjatë rrugës për në Sofje të Bullgarisë, ku shkoi për forumin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, takoi në Shkup kreun e Lëvizjes Demokratike, njëherë edhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, kreun e Kuvendit Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministrin Arben Fetai.