Presidenti kroat vjen sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, do të presë sot homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, i cili do të jetë për vizitë zyrtare në vend, transmeton Portalb.mk. Presidenti kroate do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në orën 10:00, e më pas do të ketë takim kokë më kokë me Siljanovska-Davkovën. […]

maj 7, 2025 - 13:00
 0  4
Presidenti kroat vjen sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Zoran Milanoviq, foto nga profili në FB

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, do të presë sot homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, i cili do të jetë për vizitë zyrtare në vend, transmeton Portalb.mk.

Presidenti kroate do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në orën 10:00, e më pas do të ketë takim kokë më kokë me Siljanovska-Davkovën.

Pas saj, sipas rendit të ditës, do të mbahet takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, ndërsa një konferencë për shtyp e dy presidentëve është planifikuar për në orën 11:20.

Si pjesë e vizitës, presidenti kroate do të vendosë një kurorë me lule në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.

Gjatë vizitës së Milanoviqit, do të vendoset regjim i veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit.