Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të re fiskale që vendi fqinj pritet të zbatojë ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë. Lajmin e bëri publik vetë presidenti përmes një postimi në rrjetet sociale, në një moment kur të dy vendet po përpiqeshin […]

qershor 27, 2025 - 23:30
 0  8
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të re fiskale që vendi fqinj pritet të zbatojë ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

Lajmin e bëri publik vetë presidenti përmes një postimi në rrjetet sociale, në një moment kur të dy vendet po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje tregtare deri në mesin e korrikut.

“Po ndërpresim të gjitha diskutimet mbi tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm,” shkroi presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se do të njoftojë tarifa të reja mbi mallrat kanadeze që kalojnë kufirin amerikan “brenda shtatë ditëve të ardhshme”.

Trump e cilësoi taksën kanadeze si një “abuzim i rëndë fiskal” ndaj kompanive të teknologjisë dhe paralajmëroi masa të reja përmes tarifave të ashpra.

Prej vitit të kaluar, Kanadaja ka miratuar një takstë 3% mbi shërbimet digjitale, që ka ngjallur kundërshtime të forta nga SHBA. Pagesat e para sipas kësaj takse pritet të hyjnë në fuqi të hënën.