Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska do të të marrë pjesë në samitin për Ukrainën
Presidentja e RMV-së Gordana Siljanovska Davkova, me ftesë të kryetares së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë që mbahet në Burgen-stok në liqenin e Lucernit në Zvicër. Presidentja Siljanovska Davkova është planifikuar të mbajë takime dypalëshe me disa nga pjesëmarrësit e samitit. “Me të […]
Presidentja e RMV-së Gordana Siljanovska Davkova, me ftesë të kryetares së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë që mbahet në Burgen-stok në liqenin e Lucernit në Zvicër. Presidentja Siljanovska Davkova është planifikuar të mbajë takime dypalëshe me disa nga pjesëmarrësit e samitit. “Me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së, për të promovuar një kuptim të përbashkët të kornizës së mundshme për arritjen e këtij qëllimi dhe për të përcaktuar një udhërrëfyes se si të përfshihet të dyja palët në një proces të ardhshëm paqësor”, njoftojnë nga kabineti presidnecial.
Në Zvicër do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Kronika në vazhdim sjell më shumë hollësi rreth këtij samiti.