Presidentja Osmani takon Kampionet e gjimnastikës, motrat Lisa dhe Vilëza Zeqirin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, anëtare të klubit të Gjimnastikës “Elita”, dhe trajneren e tyre Abeliana Bregu. Gjimnastet Lisa dhe Vilëza e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në sportin e gjimnastikës dhe sukseset që kanë arritur gjatë viteve. Ato


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, anëtare të klubit të Gjimnastikës “Elita”, dhe trajneren e tyre Abeliana Bregu.
Gjimnastet Lisa dhe Vilëza e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në sportin e gjimnastikës dhe sukseset që kanë arritur gjatë viteve. Ato gjithashtu ndanë planet e tyre për të ardhmen. Po ashtu, trajnerja Abeliana Bregu foli për sfidat me të cilat përballen në këtë sport dhe për ecurinë e klubit “Elita”.
Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes për sportistët e Kosovës, duke theksuar se suksesi i motrave Zeqiri tregon se sportistëve duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje të vazhdueshme në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për promovimin e vendit në botë. Ajo vlerësoi se sportistët si Lisa dhe Vilëza janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, duke sjellë rezultate pozitive për shtetin tonë.