Presidentja Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në meshën mortore kushtuar  Papa Françeskut të shtunën, më 26 prill, e cila do të mbahet para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, transmeton Portalb.mk. Mesha do të drejtohet nga kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Në lamtumirën e fundit të Papës në Sheshin e […]

Prill 25, 2025 - 19:00
 0  5
Presidentja Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut
Gordana Siljanovska Davkova. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në meshën mortore kushtuar  Papa Françeskut të shtunën, më 26 prill, e cila do të mbahet para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, transmeton Portalb.mk.

Mesha do të drejtohet nga kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Në lamtumirën e fundit të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit pritet të marrin pjesë liderë të shumtë botërorë – presidentë dhe kryeministra, anëtarë të familjeve mbretërore, udhëheqës fetarë dhe rreth 200,000 besimtarë.

Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij.