KSHPK-ja nuk e ka idenë nëse kryetarja e saj planifikon të dorëhiqet, pas dyshimit për përfshirje në rast kriminal
Kryetarja e KSHPK-së, e cila dyshohet për ndarje të sekreteve zyrtare në rastin Aditiv, ende nuk e ka njoftuar KSHPK-në nëse do të japë dorëheqje, edhe pse nuk mund të bëjë asgjë, nuk ka qasje në raste dhe në të dhënat zyrtare, transmeton Portalb.mk. Ndalimi i ndërmarrjes së aktiviteteve të caktuara pune që lidhen me […]


Kryetarja e KSHPK-së, e cila dyshohet për ndarje të sekreteve zyrtare në rastin Aditiv, ende nuk e ka njoftuar KSHPK-në nëse do të japë dorëheqje, edhe pse nuk mund të bëjë asgjë, nuk ka qasje në raste dhe në të dhënat zyrtare, transmeton Portalb.mk.
Ndalimi i ndërmarrjes së aktiviteteve të caktuara pune që lidhen me veprën penale në këtë rast konkret do të thotë se të dyshuarit nuk i lejohet të ketë kontakt me objekte, postë dhe dokumentacion tjetër që lidhet me punën e KSHPK-së, si dhe nuk i lejohet të votojë dhe të shpërndajë lëndë, njofton Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Nga KSHPK nga ana tjetër, në pyetjen e drejtuar nga Infomax nëse kryetarja planifikon të japë dorëheqjen, nga KSHPK u përgjigjën se nuk kanë informacion të tillë në këtë kohë.
“Ju informojmë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka informacion në lidhje me një dorëheqje të mundshme të kryetares. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të kompetencave të tij ligjore, vazhdon të funksionojë rregullisht”, thuhet në përgjigjen e KSHPK-së.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) me 24 prill ka përfshirë edhe tre persona të tjerë në hetimin e rastit “Aditiv”, përfshirë edhe kryetaren aktuale të KShPK-së, Tatjana Dimitrovska. Ajo dyshohet se i ka zbuluar sekrete zyrtare një të pandehuri tjetër në këtë çështje përmes aplikacioneve Whatsapp dhe Viber. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik për Hetime Penale, Gjykata Themelore Penale e Shkupit vendosi masa paraprake ndaj Dimitrovskës.
Rasti “Aditiv” ka të bëjë me shitjen e një aditiv disa herë më shtrenjtë se vlera e tij aktuale e tregut dhe se si zyrtarë të lartë të qeverisë i mundësuan asaj qasje në tenderat shumë milionëshe të EMV-së. Gjashtë drejtorë nga SHA Elektranat dyshohen për pastrim parash dhe abuzime në procedurat e tenderit në kompaninë shtetërore dhe dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet në 6.5 milionë euro. Gjithsej 23 persona janë përfshirë në operacionin e koduar “Aditiv” dhe lënda udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.