Presidentja Siljanovska Davkova fali 7 persona të dënuar
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të Vitit të Ri, ka marrë vendim për faljen e 7 personave të dënuar, prej të cilëve 1 është falur plotësisht, ndërsa 6 persona janë liruar pjesërisht nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i dënimit me burg, transmeton Portalb.mk. Gjashtë të dënuar janë falur për një periudhë prej 3 muajsh, […]
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të Vitit të Ri, ka marrë vendim për faljen e 7 personave të dënuar, prej të cilëve 1 është falur plotësisht, ndërsa 6 persona janë liruar pjesërisht nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i dënimit me burg, transmeton Portalb.mk.
Gjashtë të dënuar janë falur për një periudhë prej 3 muajsh, ndërsa një person është falur për 3 muaj e 4 ditë, gjë që ka sjellë lirimin e plotë të tij nga vuajtja e dënimit me burg.
Kujtojmë se presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, fali persona me histori të gjatë kriminale. Pas reagimeve që shkaktuan në opinion disa prej emrave që ishin në listën e të falurve Komisioni për falje dha dorëheqje. Ndër personat e falur ishte Akif Ravmanoskit, për të cilin mediat raportonin se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”. Më 24 tetor, dy ditë pas shpalljes së vendimit për faljen e tij në “Gazetën Zyrtare”, duke dalë nga burgu “Idrizovë”, ai ishte sërish i dyshuar për një vepër tjetër të kryer pak kohë më parë, përkatësisht përfshirjen në një incident të armatosur në lagjen Çair.