Primaret e PD/ Në total morën pjesë 50,854 votues, klryeson Tirana dhe Durrësi

Partia Demokratike ka publikuar numrin total të demokratëve që morën pjesë në votimin e Primareve, të mbajtur ditën e djeshme. Sipas tyre kjo është pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Sipas KOKOE, procesi u zhvillua në të gjithë vendin në mënyrë të qetë dhe pa probleme. […]

Mars 2, 2025 - 11:00
 0  4
Primaret e PD/ Në total morën pjesë 50,854 votues, klryeson Tirana dhe Durrësi

Partia Demokratike ka publikuar numrin total të demokratëve që morën pjesë në votimin e Primareve, të mbajtur ditën e djeshme.

Sipas tyre kjo është pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025.

Sipas KOKOE, procesi u zhvillua në të gjithë vendin në mënyrë të qetë dhe pa probleme.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).