Pritet largimi i Muhamed Sejdinit nga Federata, pasardhësi i tij mund të jetë Omeragic

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) së shpejti pritet të ketë udhëheqës të ri, pasi brenda këtyre ditëve planifikohet largimi i kryetarit aktual, Muamed Sejdinit, transmeton Portalb.mk. Këshilli Drejtues i FFM-së brenda një jave ritet të mbledhë, me kërkesë të shumicës së anëtarëve. Ndërkohe, TV21 raportoi se Muamed Sejdini më 17 nëntor do të largohet […]

Nëntor 13, 2024 - 00:00
 0  5
Pritet largimi i Muhamed Sejdinit nga Federata, pasardhësi i tij mund të jetë Omeragic
FFM dhe MPB. Foto nga Portalb.mk

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) së shpejti pritet të ketë udhëheqës të ri, pasi brenda këtyre ditëve planifikohet largimi i kryetarit aktual, Muamed Sejdinit, transmeton Portalb.mk.

Këshilli Drejtues i FFM-së brenda një jave ritet të mbledhë, me kërkesë të shumicës së anëtarëve. Ndërkohe, TV21 raportoi se Muamed Sejdini më 17 nëntor do të largohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, pasi shumë shtypjeve që i janë shkkatuar së fundmi.

Raportohet se largimi i tij do të jetë pasi Maqedonia e Veriut do të luajë më 14 nëntor dhe 17 nëntor.

Masar Omeragiç pritet të jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ai paraprakisht ka fituar përkrahje publike edhe nga ish-futbollisti i Maqedonisë, Goran Pandev, i cili shpeshherë e ka kritikuar Sejdinin.

Ndryshe, në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) në fund të muajit tetor është kërkuar mbledhje urgjente nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së, kërkesë e cila pritet të realizohet brenda 21 ditëve.  Sejdinit në muajin tetor i është hequr dokumenti diplomatik i udhëtimit, konfirmon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Kryetari i FFM-së paraprakisht ka njoftuar që në fund të muajit shtator është sulmuar nga tre persona në një lokal në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër, dy institucionet kryesore në futbollin ndërkombëtar, UEFA dhe FIFA, kanë kërkuar takim urgjent me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me problemet e shkaktuara në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).